KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga traktori

Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga traktori

Një aksident tragjik ka ndodhur në Ngucat të Malishevës, ku një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi ka deklaruar se rasti është raportuar në polici rreth orës 17:20.

“Informatën e kemi pranuar nga QKMF Malishevë se një person është dërguar pa shenja jete.AdvertisementNjësitet relevante të Policisë i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku dyshohet se një person mashkull i moshës madhore, në fshatin Ngucat të Malishevës, duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën”.

Në Lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim me policinë po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.