Armir Shahini, i njohur si Miri, ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku ka folur për jetën pas Big Brother VIP Albania 5 dhe raportet me ish-banorët.
Gjatë intervistës, ai u pyet edhe për çiftet e krijuara gjatë reality show-t dhe mundësinë që të jetë pjesë e dasmës së tyre.
I pyetur për këto marrëdhënie, Miri tha se nuk dëshiron të japë komente, duke theksuar se secili tashmë po vazhdon jetën e tij.
“Unë nuk kam asnjë lloj komenti për çiftet që janë krijuar atje. Gjithsecili sheh jetën e tij, të vazhdojnë të jetojnë të lumtur”, tha ai.
Më pas, moderatorja e pyeti nëse do të merrte pjesë në dasmën e tyre, nëse do të merrte një ftesë.
“Po ku di unë, të vijë ftesa, të shohim”, u përgjigj Miri.
Moderatorja vijoi ta ngacmonte, duke i sugjeruar që të shprehej hapur se nuk mban inate dhe se do të shkonte në dasmë.
“E kam thënë këtë, ta them prapë?”, tha ai, duke shtuar: “Unë jam njerëzor, inate nuk mbaj, jam sjellë çun korrekt. Njerëzit e dinë vetë”.
I pyetur sërish nëse do të shkonte në një dasmë, Miri theksoi se fillimisht duhet të marrë ftesën dhe më pas të shohë situatën.
“Po si mund të shkoj në dasmë pa ardhur ftesa. Duhet me e pa situatën si të vjen”, u shpreh këngëtari.
Në fund, moderatorja e pyeti nëse, në rast se do të ftohej në dasmën e Selinit, do të këndonte aty.
“Aman se po thashë unë do të shkoj në dasmë, do thonë ‘ai do të shkojë në dasmë, kush po të fton ty’. Po thashë nuk do të shkoj në dasmë, ‘zbrit se të vrava, hip se të vrava’, ky muhabet”, u përgjigj me humor Miri.
Kështu, Miri nuk dha një përgjigje të prerë për pjesëmarrjen apo këndimin në dasmën e Selinit, duke lënë të kuptohet se gjithçka do të varet nga ftesa dhe situata. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com