KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Amir Rrahmani nis veprime ligjore ndaj atyre që e kërcënojnë dhe sulmojnë gjatë grumbullimeve me Kosovën

Amir Rrahmani nis veprime ligjore ndaj atyre që e kërcënojnë dhe sulmojnë gjatë grumbullimeve me Kosovën

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka ndërmarrë hapa ligjorë lidhur me atë që avokatët e tij i përshkruajnë si sulme, kërcënime, fyerje dhe cenim të reputacionit të tij nga persona të lidhur me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Përmes një komunikate, Zyra e Avokatëve “Hodaj & Partners” ka bërë të ditur se ka marrë përsipër përfaqësimin ligjor të Rrahmanit dhe se tashmë janë ndërmarrë veprimet e para pranë organeve të drejtësisë.

Sipas zyrës ligjore, veprimet janë bazuar në prova dhe fakte dhe kanë të bëjnë me persona përgjegjës që, sipas tyre, janë identifikuar apo pritet të identifikohen gjatë procedurave.

Në komunikatë thuhet se Rrahmani për më shumë se dy vite është përballur me kërcënime, sulme dhe presione të vazhdueshme.

“Përkundër kësaj, ai ka zgjedhur që shqetësimet e tij t’i adresojë brenda dhe të mos i bëjë publike, duke vënë interesin e Kombëtares dhe të Kosovës para interesit të tij personal”, thuhet në njoftim.

Avokatët kanë bërë të ditur se nga ky moment, çështjet që kërkojnë trajtim juridik do të adresohen përmes rrugëve institucionale dhe mbi bazën e provave.

“Besojmë se institucionet e drejtësisë do ta thonë fjalën e tyre dhe, si përfaqësues ligjorë të z. Rrahmani, do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave, integritetit dhe reputacionit të tij”, përfundon komunikata e “Hodaj & Partners”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.