KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Një 21-vjeçar nga India hoqi mbeturinat nga lumi – tanimë ka në duar një ofertë pune nga Holanda

Një 21-vjeçar nga India hoqi mbeturinat nga lumi – tanimë ka në duar një ofertë pune nga Holanda

Surendra Singh Choudhary, i njohur në rrjetet sociale si “Bittu Tabahi”, ka marrë një ofertë pune nga Boyan Slat, themeluesi dhe CEO i organizatës holandeze The Ocean Cleanup.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 21-vjeçari nga Madhya Pradesh, Indi, u bë viral pasi pastroi vetë pjesë të lumit Ajnar, duke larguar plastikën, algat dhe mbeturinat e grumbulluara.

Pas publikimit të pamjeve të punës së tij në rrjetet sociale, Slat reagoi shkurt duke i shkruar: “Eja puno për ne”.

Oferta shkaktoi reagime të shumta pozitive nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët e cilësuan si një mundësi të jashtëzakonshme për të riun.

Më herët, përpjekjet e Bittu Tabahit ishin vlerësuar edhe nga industrialisti indian Anand Mahindra.

Organizata The Ocean Cleanup synon të luftojë ndotjen plastike dhe të largojë 90% të plastikës lundruese në oqeane deri në vitin 2040. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.