KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: Nëse opozita ka kërkesë për zgjedhje në Kuvend, do ta pranojmë dhe do t’i fitojmë

Mickoski: Nëse opozita ka kërkesë për zgjedhje në Kuvend, do ta pranojmë dhe do t’i fitojmë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka ripërsëritur qëndrimin e OBRM-PDUKM-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski tha se në rast se opozita ka ndonjë kërkesë në kuadër të Kuvendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, OBRM-PDUKM-ja do t’i përgjigjet pozitivisht dhe do t’i fitojë të njëjtat.

“A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Unë tashmë jam përgjigjur në këtë pyetje. Kjo qeveri ka marrë besimin nga qytetarët që ta udhëheqë mandatin e plotë katërvjeçar. Ne kemi zgjedhje të rregullta të planifikuara për prill 2028″.

“Opozita, nëse paraqet kërkesë në suazat e Kuvendit, ja, kemi një opozitë të bashkuar. Këtu është koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja dhe Levica në suazat e Kuvendit. Ne jemi këtu, do të përgjigjemi pozitivisht, do të mbajmë zgjedhje dhe do t’i fitojmë”, tha Mickoski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.