KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjakova Trail të dielën, bllokohen përkohësisht disa rrugë në qytet

Gjakova Trail të dielën, bllokohen përkohësisht disa rrugë në qytet

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se të dielën, më 13 shtator, do të mbahet gara tradicionale e vrapimit “Gjakova Trail”, me ç’rast disa rrugë brenda qytetit do të bllokohen përkohësisht.

Sipas njoftimit të Komunës, kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 09:00 deri në 12:00, ndërsa qytetarët janë lutur të shmangin lëvizjet me automjete ose të lëvizin në këmbë në zonat ku do të zhvillohet gara.

Rrugët që do të preken nga bllokimi janë: Rreth-rrotullimi i sheshit “Agron Rama” (Mulla Jusufi), Gjon Nikollë Kazazi (Ura e Tabakut) – Qarkorja Jugore (Bujar Roka 2), Gjon Nikollë Kazazi (Ura e Tabakut) – Domenik Përgegaj, Domenik Përgegaj – Luigj Palaj, Luigj Palaj – Nikollë Kaçorri, Nikollë Kaçorri – At Luigj Pali, Qarkorja Jugore – Ura e Kuqe (Bujar Roka 2).

Komuna ka ftuar qytetarët që të jenë pjesë e garës duke qëndruar përgjatë shtigjeve të vrapimit dhe duke i mbështetur garuesit vendorë e ndërkombëtarë.

“Ju ftoheni që të jeni pjesë aktive e kësaj gare, duke qëndruar anash shtigjeve të vrapimit, si motiv shtesë për garuesit vendorë e ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.