KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Cila është e vërteta?

Cila është e vërteta?

Nga: Charles Baudelaire
Përktheu: Roland Çipa

Kam njohur dikur një farë Benedikta, që e mbushte atmosferën me përsosmëri. Sytë e saj përhapnin dëshirën e madhështisë, bukurisë, lavdisë dhe të gjithçkaje që të bën të besosh te pavdekësia.

Por kjo vajzë e mrekullueshme ishte shumë e bukur për të jetuar gjatë. Ajo vdiq pak ditë më vonë pasi isha njohur me të, dhe unë e varrosa vetë, një ditë kur pranvera tundte kemtarin e saj deri te varrezat. E varrosa të mbyllur në një arkivol druri të parfumuar dhe të pakalbshëm si ai i sëndukëve të Indisë.

Dhe ndërsa sytë e mi qëndronin të ngulur mbi vendin ku ishte groposur visari im, pashë papritmas një qenie të shkurtër që ngjante çuditërisht me të ndjerën, dhe që duke shkelur me këmbë në mënyrë histerike dhe të çuditshme mbi baltën e freskët, thoshte duke u shqyer së qeshuri: “Jam unë, Benedikta e vërtetë! Jam unë, fundërrina me nam! Dhe si dënim për çmendurinë dhe kokëfortësinë tënde, ti do të më duash kështu siç jam!”

Por unë i tërbuar iu përgjigja: “Jo! Jo! Jo!” Për ta theksuar më mirë mospranimin tim, godita me shputën e këmbës aq fort mbi tokë saqë këmba u zhyt deri në gju në varrin e freskët dhe si një ujk që ka rënë në grackë, po qëndroj i ngulur ndoshta për gjithmonë, te gropa e idealit.[1] /Marrë nga numri 27 i revistës “Akademia”/

_______________

[1] Autori këtu bën një lojë fjalësh me fjalën “fosse”, që do të thotë gropë e cila shqiptohet njësoj si fjala “fausse”, që do të thotë fals.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.