KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Gjakovës shpërndan 100 çanta shkollore për nxënësit nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Komuna e Gjakovës shpërndan 100 çanta shkollore për nxënësit nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK) ka shpërndarë 100 çanta shkollore, të pajisura me materiale të nevojshme shkollore, për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor.

Sipas njoftimit, 89 prej çantave u janë shpërndarë nxënësve të klasave të para nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, në shkollat fillore të qytetit dhe në zonat rurale të Komunës së Gjakovës.

Ndërkaq, 11 çantat e tjera, së bashku me materialet shkollore, u janë dhënë fëmijëve nga familjet e riatdhesuara dhe familjet me kushte të vështira ekonomike, të cilët ndjekin mësimin në shkolla të tjera.

Komuna ka bërë të ditur se kjo nismë synon krijimin e mundësive të barabarta në arsim dhe lehtësimin e shpenzimeve për familjet në fillim të vitit shkollor.

Çantat e shpërndara në shkollat përfituese janë: Shkolla Fillore “Emin Duraku”, Gjakovë – 21 çanta, Shkolla Fillore “Selman Riza”, Gjakovë – 15 çanta, Shkolla Fillore “Haxhi Hoti”, Rogovë – 8 çanta, Shkolla Fillore “Fan Noli”, Dujakë – 10 çanta, Shkolla Fillore “Ukshin Miftari”, Skivjan – 6 çanta, Shkolla Fillore “Dëshmorët e Hereçit”, Hereç – 8 çanta, Shkolla Fillore “Ahmet Rrustemi”, Bec – 5 çanta, Shkolla Fillore “Ali Hasi”, Cërmjan – 5 çanta, Shkolla Fillore “Dëshmorët e Kombit”, Shqiponjë – 6 çanta, Shkolla Fillore “Luigj Gurakuqi”, Korenicë – 5 çanta.

Në total, 89 çanta janë shpërndarë në këto shkolla, ndërsa 11 të tjera janë dedikuar për fëmijët nga familjet e riatdhesuara dhe familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

Komuna e Gjakovës ka theksuar se mbështetja për nxënësit synon që fëmijët ta nisin vitin e ri shkollor me pajisjet e nevojshme dhe në kushte sa më të mira. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.