KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident tragjik në Zvicër, rrokulliset autobusi turistik – disa të vdekur

Aksident tragjik në Zvicër, rrokulliset autobusi turistik – disa të vdekur

Një autobus turistik është rrokullisur në një rrugë malore në kantonin Graubünden të Zvicrës, duke shkaktuar disa viktima dhe duke lënë të plagosur një numër personash.

Aksidenti ndodhi të enjten në segmentin rrugor që lidh fshatrat Susch dhe Zernez, në luginën e Engadinit, në pjesën lindore të Zvicrës, transmeton Telegrafi.

Policia lokale konfirmoi se ka persona të vdekur, përmes një njoftimi në rrjetin social X, por deri tani nuk ka bërë të ditur numrin e saktë të viktimave, kombësitë e tyre apo shkaqet që çuan në daljen e autobusit nga rruga.

Pamjet e transmetuara nga mediat zvicerane tregojnë forca të shumta të emergjencës në vendngjarje, ndërsa ekipet e shpëtimit punonin pranë autobusit, i cili kishte përfunduar i përmbysur në një terren të pjerrët anës rrugës.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit u përfshinë edhe helikopterë, të cilët u ulën pranë vendit të aksidentit për të ndihmuar ekipet e emergjencës dhe transportimin e të plagosurve.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane, autobusi i përkiste kompanisë holandeze turistike Oad, e cila organizon udhëtime turistike në vende të ndryshme të Evropës.

Zernez ndodhet në hyrje të Parkut Kombëtar të Zvicrës, një prej zonave më të njohura alpine të vendit.

Parku shtrihet në më shumë se 100 kilometra katrorë në rajonin e Engadinit dhe është një pikënisje e rëndësishme për turistët që vizitojnë këtë pjesë malore të Zvicrës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Deri tani, nuk është bërë e ditur nëse ai lidhet me kushtet e rrugës, motin, gjendjen teknike të autobusit apo faktorë të tjerë.

Policia zvicerane ka bërë të ditur se hetimi për rrethanat e aksidentit është ende në zhvillim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.