Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve ka njoftuar se sot është vendosur kamera e parë monitoruese në parkun e lagjes Kalabria, duke shënuar fillimin e shtrirjes së sistemit të monitorimit edhe në parqe dhe hapësira të tjera publike të Prishtinës.
Sipas Drejtorisë, qëllimi i këtij sistemi është rritja e sigurisë, parandalimi i dëmtimeve të lodrave dhe ruajtja më e mirë e hapësirave publike.
Ky proces po zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave dhe drejtorin Lulzim Fushtica, ndërsa monitorimi pritet të zgjerohet gradualisht edhe në parqe të tjera.
Drejtoria ka bërë të ditur se hapësirat do të jenë nën mbikëqyrje 24 orë në ditë nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/