KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zjarri rrezikoi shtëpitë në Belinc, Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë për ta shuar

Zjarri rrezikoi shtëpitë në Belinc, Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë për ta shuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Shtime kanë intervenuar në një incident zjarri në zonën malore të fshatit Belinc.

Sipas Policisë, zjarri kishte përfshirë një pjesë të kodrës dhe paraqiste rrezik për shtëpitë dhe pronat e banorëve të lagjes, për shkak të përhapjes së tij.

Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vepruar në koordinim me njësitë e zjarrfikësve.

Policia ka bërë të ditur se gjatë intervenimit është kontribuar në menaxhimin e situatës, sigurimin e zonës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës.

“Reagimi i shpejtë, koordinimi ndërinstitucional dhe angazhimi profesional i policisë dhe zjarrfikësve kanë ndihmuar në përballimin e situatës dhe shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejme të tij drejt zonave të banuara”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar që në situata emergjente të jetë pranë qytetarëve dhe të veprojë për mbrojtjen e jetës dhe pronës. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.