KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Courtois ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga Belgjika

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Courtois ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga Belgjika

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka vendosur të marrë një pauzë të zgjatur nga futbolli ndërkombëtar dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të Belgjikës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Sipas Marca, vendimi i Courtois lidhet kryesisht me menaxhimin e ngarkesës fizike.

Portieri 34-vjeçar dëshiron të shmangë problemet me lëndimet dhe të jetë në gjendjen optimale fizike për t’u fokusuar te angazhimet me Real Madridin.

Rëndësia e tij në skuadrën madrilene është rritur gjithnjë e më shumë dhe Courtois nuk dëshiron të rrezikojë gjendjen e tij fizike.

Me një sezon tjetër të ngjeshur përpara, belgu synon të jetë në formën më të mirë të mundshme për “Los Blancos”.

Ndërkohë, Real Madridi pritet të nisë bisedimet me portierin për rinovimin e kontratës së tij.

Kontrata aktuale e Courtois me klubin spanjoll skadon në fund të këtij sezoni./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.