KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbrojtja e Thaçit, Menegon: Vendimi të bazohet në prova dhe jo në spekulime

Mbrojtja e Thaçit, Menegon: Vendimi të bazohet në prova dhe jo në spekulime

Mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon ka kërkuar nga trupi gjykues që vendimi për ish-presidentin e Kosovës të bazohet në prova dhe jo në spekulime, duke kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

“Ne kërkojmë që vendimi juaj të bazohet në prova dhe jo në spekulime, dhe të jetë lirim nga të gjitha akuzat”, tha Menegon.

Gjatë fjalës së saj, avokatja kundërshtoi interpretimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për nenin 401 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas Menegon, “pengimi” nënkupton parandalimin ose bërjen të pamundur të kryerjes së një detyre zyrtare.

Ajo argumentoi se ZPS nuk ka përcaktuar qartë se cilat detyra zyrtare janë penguar, cilët persona janë penguar dhe cilat veprime konkrete përbëjnë veprën penale.

Menegon kritikoi gjithashtu interpretimin e konceptit “veprim i përbashkët”, duke theksuar se bashkëpunimi me persona të tjerë nuk mund të nënkuptojë automatikisht përgjegjësi penale sipas nenit 401. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.