Duke filluar nga 15 shtatori, në kuadër të Programit Youth Empowered 2026, do të organizohen trajnime për të rinjtë në komunat e Kosovës. Programi organizohet nga Coca-Cola HBC Kosovo në bashkëpunim me ICK, duke vijuar përkushtimin afatgjatë të kompanisë për mbështetjen e zhvillimit të të rinjve në tregun e Kosovës dhe përtej.
Obiliqi, Prizreni dhe Vushtrria do të mirëpresin ligjërues dhe profesionistë me përvojë, të cilët do të ndajnë ekspertizën e tyre me të rinjtë në fushat e aftësive të buta, ndërmarrësisë dhe zhvillimit të planeve të biznesit, komunikimit dhe inteligjencës artificiale.
Trajnimi i parë do të mbahet në Obiliq më 15 shtator, i pasuar nga Prizreni më 22 shtator dhe Vushtrria më 29 shtator. Trajnimet në Obiliq do të udhëhiqen nga Armend Ukshini, ekspert i ndërmarrësisë; Luljeta Ismajlukaj, eksperte e sigurisë; dhe Valmir Hazeri, ekspert i inteligjencës artificiale dhe ndërmarrësisë.
Trajnimet janë falas dhe të hapura për të gjithë të rinjtë e moshës 16–30 vjeç. Të interesuarit mund të regjistrohen online përmes faqes: www.coca-colaperkrahrinine.com
Marigona Ujkani, Menaxhere për Çështje Rregullative dhe Publike në Coca-Cola HBC Kosova tha se kompania mbetet e përkushtuar për të siguruar qasje të barabartë dhe mundësi për zhvillimin e aftësive për të rinjtë në të gjithë Kosovën.
“Përmes Programit “Youth Empowered”, ne vazhdojmë përkushtimin tonë afatgjatë për të mbështetur zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve në të gjithë Kosovën, duke u ofruar atyre aftësi praktike, njohuri dhe mundësi për t’u zhvilluar që të jenë të gatshëm për një karrierë profesionale dhe tregun e punës,” tha ajo.
Programi Youth Empowered 2026 do të vazhdojë edhe në komuna të tjera të Kosovës, me module të veçanta trajnimi të organizuara në komuna të përzgjedhura.
Programi Coca-Cola Përkrah Rininë në Kosovë është pjesë e strategjisë më të gjerë të Coca-Cola HBC, e cila synon të fuqizojë 1 milion të rinj në 29 shtete ku ajo operon.
Në Kosovë, ky program trajnimi falas organizohet për të 9-in vit me radhë duke tejkaluar shifrën prej mbi 7 mijë të rinjve nga Kosova që kanë ndjekur deri më tani trajnime të ndryshme si në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Suharekë, Podujevë, si dhe online gjatë kohës së pandemisë.
Për më shumë informata dhe për t’u regjistruar për modulin e parë në Obiliq, Prizren apo Vushtrri, ju lutem vizitoni:
https://www.coca-colaperkrahrinine.com