Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    OpenAI lanson ChatGPT Health me integrimin e Apple Health dhe MyFitnessPal

    January 8, 2026

    Agjenti amerikan i imigracionit qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, kamerat filmojnë gjithçka

    January 8, 2026

    Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, disa lumenj dalin nga shtrati i tyre

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • OpenAI lanson ChatGPT Health me integrimin e Apple Health dhe MyFitnessPal
    • Agjenti amerikan i imigracionit qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, kamerat filmojnë gjithçka
    • Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, disa lumenj dalin nga shtrati i tyre
    • Bjellorusja hidhet me parashutë nga helikopteri dhe bën “surf” në 6,400 metra lartësi
    • Fillim bombastik i sezonit të shkëmbimeve: Trae Young dërgohet në një nga ekipet më të dobëta në NBA
    • Klubi i Ligës Premier hyn fuqishëm në garë për Arda Guler
    • Në Kodrën e Diellit janë matur temperatura më të ulëta
    • Thunder vazhdojnë me fitore, Lakers pëson humbje në fushën e Spurs
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » DNV jep detaje nga procesi i votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme

    DNV jep detaje nga procesi i votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme

    korrektpressBy korrektpressDecember 28, 2025 Demokracia në veprim 2 Mins Read
    DNV jep detaje nga procesi i votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme
    DNV jep detaje nga procesi i votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zgjedhjet parlamentare janë një moment kyç për demokracinë, pasi përmes tyre qytetarët ushtrojnë të drejtën e tyre themelore për të zgjedhur përfaqësuesit dhe për të ndikuar drejtimin politik të vendit.

    Përmes një njoftimi thuhet se kredibiliteti i këtij procesi varet nga transparenca, respektimi i ligjit dhe nga besimi se vota e çdo qytetari është e lirë dhe e barabartë. Në këtë kontekst, vëzhgimi i pavarur i zgjedhjeve luan një rol të rëndësishëm në forcimin e besimit publik dhe në rritjen e llogaridhënies së të gjithë akterëve të përfshirë.

    “Demokracia në Veprim (DnV) po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 500 vëzhgues statikë, të cilët janë janë prezentë në 500 vendvotime, të përcaktuara në bazë të mostrës përfaqësuese të rastësishme. Vëzhguesit tanë gjatë gjithë ditës do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, procesi i votimit e deri tek përfundimi i numërimit të votave për subjektet politike. Vëmendje do t’i kushtohet respektimit të procedurave të votimit dhe numërimit, garantimit të fshehtësisë së votës dhe qasjes së barabartë në votim për të gjithë qytetarët me të drejtë vote”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu siç thuhet në njoftim si mision vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve, ne veprojmë në mënyrë të paanshme dhe të pavarur, në përputhje me ligjet dhe standardet ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve.

    “Sot gjatë ditës, në intervale të rregullta do t’i përcjellim informatat nga terreni përmes konferencave për media dhe përmes rrjeteve tona sociale. Të drejtë vote për zgjedhjet brenda Kosovës kanë 1,999,204 votues, prej të cilëve 7,192 janë votues të rinj të cilët pas zgjedhjet e fundit lokale të 12 tetorit 2025 i kanë mbushur 18 vjet”.

    DNV përmes njoftimit thuhet se i inkurajojnë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e proceseve demokratike duke votuar lirshëm dhe duke respektuar rregullat e zgjedhjeve.

    “Pas procesit të votimit që u zhvillua dje në misionet diplomatike të Kosovës në 18 shtete (16 Ambasada dhe 13 Konsullata), e ku votuesit që jetojnë jashtë kishin mundësinë që të votojnë edhe fizikisht, DnV beson që një atmosferë e njëjtë demokratike do të përcillet edhe në zgjedhjet që po mbahen sot në Kosovë”. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Edhe 25 kuti për t’u numëruar nga votat me postë, prin bindshëm Vetëvendosje

    “Shërbëtorët e partive të tjera brenda LDK-së”, Grainca kërkon reformë urgjente dhe akuzon grupet brenda partisë

    Përditësohen rezultatet zgjedhore, LDK-ja e rikthen sërish një ulëse në Kuvend

    Numërimi i pjesës së dytë të votave me postë, dallim i madh mes partive

    Një ulëse ende në lojë mes PDK-së dhe LDK-së, votat tjera me postë mund të ndryshojnë rezultatin

    Sot vazhdon numërimi i votave tjera të mbërritura me postë

    KQZ publikon rezultatet përfundimtare të votave me kusht

    LEXO GJITHASHTU

    OpenAI lanson ChatGPT Health me integrimin e Apple Health dhe MyFitnessPal

    January 8, 2026

    Agjenti amerikan i imigracionit qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, kamerat filmojnë gjithçka

    January 8, 2026

    Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, disa lumenj dalin nga shtrati i tyre

    January 8, 2026

    Bjellorusja hidhet me parashutë nga helikopteri dhe bën “surf” në 6,400 metra lartësi

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Fillim bombastik i sezonit të shkëmbimeve: Trae Young dërgohet në një nga ekipet më të dobëta në NBA

    January 8, 2026

    Klubi i Ligës Premier hyn fuqishëm në garë për Arda Guler

    January 8, 2026

    Në Kodrën e Diellit janë matur temperatura më të ulëta

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.