MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vende të ndryshme, oficerët e policisë arrestuan 12 shoferë për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Nga këta, 11 drejtonin automjetet pa leje drejtimi, përkatësisht: S.I. (24), F.B. (24), B.M. (21), D.S. (20) dhe S.R. (36) nga Shkupi, S.F. (30) nga Zelenikovo, D.U. (34) nga një fshat në komunën e Çashkës, O.F. (41) nga rajoni i Krushevës, F.V. (24) dhe D.M. (31) nga Kumanova dhe rajoni i Kumanovës. Ndërsa, S.A. (34) nga rajoni i Kërçovës drejtoi pa leje drejtimi dhe me shpejtësi prej 100 km në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 40 km në orë.
“A.S. (37) nga një fshat në komunën e Ilindenit u privua gjithashtu nga liria për shkak se drejtoi nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”.
“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa provimin e kaluar të drejtimit ose nëse u është lëshuar ndalim drejtimi ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për një trafik më të sigurt”, thonë nga MPB.