KRU “Gjakova” ka njoftuar se sot, më 10 shtator, do të ketë mungesë të energjisë elektrike në nëntë stacione të pompave, çka mund të ndikojë në furnizimin me ujë në zonat përkatëse.
Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë elektrike do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 18:00.
Stacionet e pompave që do të mbesin pa energji elektrike janë: Firzë, Pataqani i Epërm, Pataqani i Ulët, Drenoc, Senoc, Vrajak, Bratotin, Pastasel, Opterushë.
KRU “Gjakova” ka paralajmëruar se gjatë kësaj periudhe mund të ketë ndërprerje ose reduktim të furnizimit me ujë në zonat përkatëse.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/