Derisa trendi i viteve 80-ta ka pushtuar rrjetet sociale, me shumë përdorues që kanë ndarë fotografi të krijuara në stilin e asaj kohe, këngëtarja e njohur folklorike, Shyhrete Behluli, ka sjellë versionin e saj origjinal.
Ajo ka zgjedhur të publikojë një fotografi të vërtetë nga vitet 80-ta duke treguar se si dukej në atë periudhë.
Fotografinë e ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, me sa duket pasi një fanpage e kishte publikuar atë më herët.
Foto: Shyhrete Behluli
Në imazhin e publikuar, Shyhretja shfaqet gjatë viteve 80-ta, duke pozuar e buzëqeshur krah bashkëshortit të saj.
Krahas fotografisë, këngëtarja ka vendosur edhe një përshkrim të shkurtër, i cili i referohet pikërisht periudhës së fotografisë.
“Vitet e 80-ta”, ka shkruar ajo, duke shtuar një emoji dhe duke etiketuar bashkëshortin e saj.
Ndryshe, gjatë ditëve të fundit rrjetet sociale janë përfshirë nga trendi i viteve 80-ta, ku persona të lindur në periudha më të vona kanë përdorur Inteligjencën Artificiale për të gjeneruar fotografi të tyre në stilin e asaj dekade.
Fotografitë e krijuara tregojnë, në mënyrë imagjinare, se si mund të dukeshin ata në vitet 80-ta. Në këtë trend janë bërë pjesë edhe shumë figura publike, përfshirë këngëtarë të njohur të skenës vendore.
Foto: Shyhrete Behluli / Instagram