KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Seanca e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të ndiqet në ekran të madh në Prishtinë

Seanca e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të ndiqet në ekran të madh në Prishtinë

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati ka bërë të ditur se Komuna në bashkëpunim me platformën “Liria ka Emër”, do të organizojë transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës së aktgjykimit ndaj ish krerëve të UÇK-së në një ekran të madh të vendosur në sheshin “Skënderbeu”.

Musmurati në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ekrani do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët, të cilët do të kenë mundësi ta ndjekin live seancën e gjykimit më 16 shtator, e cila pritet të nisë në orën 10:00.

“Komuna së bashku me platformën ‘Liria ka Emër’ do të organizojnë një ekran të madh që do të jetë i vendosur në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe pastaj aty do të kenë qasje të gjithë qytetarët ta shohin seancën live të gjykimit, i cili do të fillojë në orën dhjetë”, ka deklaruar Musmurati.

Ajo ka bërë të ditur se nëse ka edhe organizime të tjera që do të zhvillohen, do të bëhen publike në vazhdimësi.

“Ky është organizimi të cilin do ta bëjmë, por ndërkohë që ka edhe organizime të tjera që do t’i organizojmë, do t’i bëjmë të ditura në vazhdimësi”, ka shtuar nënkryetarja e Prishtinës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.