KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OBRM-PDUKM i reagon Bujar Osmanit: Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme

OBRM-PDUKM i reagon Bujar Osmanit: Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme

Nga partia në pushtet, OBRM-PDUKM e kanë mohuar se kanë komunikuar me Bashkimin Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohshme paralmentare, pasi nënkryetari Bujar Osmani tha se në pranverën e ardhshme priten zgjedhje.

“Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme. E aq më pak na shkon ndërmend të komunikojmë me Bujar Osmanin për tema kaq serioze. Bujari, duket se mes dy temave nacionaliste dhe të trilluara, po shpik sërish një mënyrë për të qenë aktual”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Kujtojmë se Bujar Osmani në “Click Plus” të TV21, i cili tha se janë të gatshëm për zgjedhje se kjo i është komunikuar OBRM-PDUKM-së.

“Normalisht në forma të ndryshme është komunikuar edhe te ata. Nuk ndonjë rezistencë të madhe në këtë drejtim dhe ne jemi në pritje se diku në pranverë të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe po i bëjmë përgatitjet në këtë drejtim”, tha Osmani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.