Një përfundim qumështor, nuancë rozë e zbehtë dhe gjatësi e shkurtër krijojnë pamjen e sofistikuar
Vazhdim natyral dhe subtil i manikyrit kremoz “rose water” është trendi minimalist milk nails, të cilin këtë verë e kemi parë pothuajse kudo. Ky stil karakterizohet nga shkëlqimi i lehtë, efekti transparent dhe nuanca pastel rozë, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një alternativë elegante ndaj manikyrit pothuajse të padukshëm.
Në tapetin e kuq të premierës londineze të filmit Practical Magic 2, Nicole Kidman tregoi se as ajo nuk i ka rezistuar këtij trendi. Fustanin elegant me shkëlqim dhe flokët e valëzuara i plotësoi me thonj të rregulluar në një nuancë kremoze “rose water”, të aplikuar mbi një bazë transparente me efekt qumështor.
Si ta krijoni këtë pamje?
Nëse dëshironi ta provoni, zgjidhni thonj më të shkurtër dhe formë katrore. Fillimisht aplikoni një shtresë llaku të bardhë gjysmëtransparent, më pas shtoni sipër një shtresë shumë të hollë rozë për të krijuar efektin kremoz, transmeton Telegrafi.
Getty Images
Për një rezultat edhe më të rregullt, para llakut mund të përdorni edhe një forcues për thonjtë.
Bukuria e këtij stili qëndron pikërisht te thjeshtësia. Ngjyra neutrale krijon një përshtypje të pastër dhe të kuruar, përshtatet me gjatësi të ndryshme të thonjve, me çdo ton lëkure dhe pothuajse me çdo veshje.
Rezultati është një manikyr minimalist, i freskët dhe elegant, që duket i sofistikuar pa pasur nevojë për dekorime apo ngjyra të forta. /Telegrafi/