KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hapet objekti i ri i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan

Hapet objekti i ri i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se në qytet është bërë hapja zyrtare e objektit të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, si dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu.

Sipas Komunës, objekti i ri është financuar nga Shteti i Katarit dhe do të jetë në shërbim të besimtarëve dhe komunitetit.

Hapësirat e reja do të përdoren për zhvillimin e aktiviteteve fetare, arsimore, kulturore dhe sociale.

Kryetari Hyseni e ka vlerësuar investimin si një kontribut të rëndësishëm për qytetin e Gjilanit, ndërsa ka shprehur mirënjohje për Bashkësinë Islame të Kosovës, Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Shtetin e Katarit për mbështetjen e dhënë.

Objekti synon të shërbejë si një qendër e re në funksion të komunitetit dhe zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme në qytet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.