KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KRU Mitrovica njofton për intervenime në disa lokacione, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit

KRU Mitrovica njofton për intervenime në disa lokacione, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione.

Sipas njoftimit, intervenime në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në rrugët “Bashkimi Kombëtar”, “Ukshin Kovaqica”, “Reshat Vallqi”, “Tivari” dhe “Bajo Topulli”, si dhe në lagjen “2 Korriku”.

Punime do të ketë edhe në rrugën “Obiliçeva” në Zveçan dhe në fshatin Zhazhë.

Ndërkohë, në rrjetin e kanalizimit intervenimet do të zhvillohen në rrugët “Bashkimi Kombëtar”, “Evlia Qelebia” dhe “Anke Spajica”, si dhe në fshatin Bronobiq.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar konsumatorët se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në këto raste, konsumatorëve u është kërkuar që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.

KRU “Mitrovica” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.