KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gruda: Shpresoj të mos jetë lojë politike, pas 16 shtatorit vlerësojmë nëse i drejtohemi Kushtetueses

Gruda: Shpresoj të mos jetë lojë politike, pas 16 shtatorit vlerësojmë nëse i drejtohemi Kushtetueses

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, para fillimit të seancës së Kuvendit ka deklaruar se Kuvendi duhet të themelohet edhe nëse është tejkaluar afati kushtetues, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gruda tha se shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit, ndërsa shprehu shpresën që seanca e sotme të mos përdoret si një tjetër lojë politike pa përfunduar me themelimin e Kuvendit.

“Ne kemi thënë që Kuvendi duhet të themelohet qoftë edhe pas afatit kushtetues, sepse Gjykata ka thënë se shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për ta themeluar atë”, tha Gruda.

Ai bëri të ditur se PDK-ja për momentin nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Mirë që erdhëm në këtë ditë, shpresoj që sot mos të jetë një lojë e radhës politike për të thirrë seancë e mos me themelu Kuvendin”, u shpreh ai.

Gruda tha se pas datës 16 shtator, PDK-ja do ta vlerësojë nëse çështja duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Momentalisht nuk do t’i drejtohemi Kushtetueses. Kemi thënë që do ta themelojmë Kuvendin për shkak të një ngjarjeje historike që ka Kosova më 16 shtator. Pas 16 shtatorit do ta vlerësojmë nëse çështja do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese apo jo”, tha Gruda.

Në fund, deputeti i PDK-së foli edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke shprehur bindjen se ai do të lirohet.

“Hashim Thaçi do të jetë i lirë dhe ne jemi të bindur”, deklaroi Gruda. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.