KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet shtetasi shqiptar në Vërmicë, në çantën e tij gjenden mbi 2 kilogramë marihuanë

Arrestohet shtetasi shqiptar në Vërmicë, në çantën e tij gjenden mbi 2 kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i dyshuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është zbuluar më 8 shtator 2023, gjatë realizimit të planit taktik “Transporti” nga njësitë policore të SPK-së në Vërmicë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë.

Gjatë kontrollit të një autobusi që po kalonte kufirin nga Shqipëria drejt Kosovës, policia ka ndaluar një shtetas shqiptar. Në çantën e tij të krahut është gjetur një qese me rreth 2.162 kilogramë marihuanë.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë administruar edhe provat materiale lidhur me rastin.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka iniciuar rast për veprën penale të dyshuar dhe ndaj të arrestuarit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive të kundërligjshme dhe në vënien e kryesve të veprave penale para përgjegjësisë ligjore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.