KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjini: Kurti do të largohet nga pushteti me faqe të zezë, “dishepujt” e tij do turpërohen fort

Gjini: Kurti do të largohet nga pushteti me faqe të zezë, “dishepujt” e tij do turpërohen fort

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai do të largohet një ditë nga pushteti “me faqe të zezë”.

Në emisionin “Debat Plus”, Gjini kritikoi edhe përkrahësit e Kurtit, për të cilët tha se vazhdimisht sulmojnë dhe ofendojnë kundërshtarët politikë.

Sipas tij, mënyra se si po qeveriset vendi nuk ka të bëjë me ndërtimin e shtetit dhe nuk mund të prodhojë institucione të qëndrueshme.

“Ka me dal prej pushtetit Albin Kurti, ka me dal një ditë, me faqe të zezë. Dhe krejt këta ‘dishepujt’ e tij, që gjithë ditën shajnë e shkruajnë, prodhojnë ‘lulegjela’ e çka s’prodhojnë, do të vijë dita që do të turpërohen fort”, ka deklaruar Gjini.

Ai shtoi se, sipas tij, qasja aktuale e qeverisjes nuk kontribuon në forcimin e shtetit.

“Nuk bëhet shteti qysh është ka bën ky, s’kemi me bë shtet kështu. Nuk ka lidhje me ndërtim të shtetit çka po bën ky”, tha Gjini në “Debat Plus”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.