KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Thellohet kriza në LDK, Bajrami-Abdixhikut: Je humbës i trefishtë i zgjedhjeve

​Thellohet kriza në LDK, Bajrami-Abdixhikut: Je humbës i trefishtë i zgjedhjeve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami është përfshirë në përplasjet publike me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku.

Ajo e ka quajtur Abdixhikun humbës të trefishtë të zgjedhjeve si dhe përgjegjës kryesor të degradimit dhe përçarjes së LDK-së.

“Një humbës i trefishtë, humbës i zgjedhjeve të njëpasnjëshme, i degradimit dhe i përçarjes së partisë, po flet për parime, shtet, dhe ambiciet në LDK… Ju jeni i fundit, ama bash i fundit, që mund të flisni për parime, ambicie, shtet e pushtet, sepse parimet maten me përgjegjësi”, shkroi ajo në rrjetin social Facebook.

Bajrami i reagoi Abdixhikut, i cili gjatë ditës tha se nuk rrotullohet shteti për ambicie personale, duke folur për kërkesën e Avdullah Hotit për mbajtjen e një konvente të re në LDK për lidership të ri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.