Dy zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës raportohet se janë arrestuar nga Policia, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë e Krimeve Ekonomike.
Të arrestuarit thuhet se janë zyrtarë të Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër në këtë komunë.
Megjithatë, deri në publikimin e këtij lajmi nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet e arrestimit apo veprat penale për të cilat dyshohet se kanë kryer.
Telegrafi ka kontaktuar me kryetarin e komunës, Valon Prebreza, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe rrethanat e arrestimit të dy zyrtarëve, por deri në publikim e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.
Hetimet janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente, ndërsa pritet që në vijim të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me rastin. /Telegrafi/