KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KFOR dhe Islanda zgjasin marrëveshjen për hapësirën ajrore mbi Kosovë deri në vitin 2028

KFOR dhe Islanda zgjasin marrëveshjen për hapësirën ajrore mbi Kosovë deri në vitin 2028

Përfaqësuesit e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Islanda kanë nënshkruar në Reykjavik marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit lidhur me hapësirën ajrore mbi Kosovën.

Sipas KFOR-it, marrëveshja e re do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2028.

“Marrëveshja për zgjatjen siguron vazhdimin e partneritetit ndërmjet KFOR-it dhe Qeverisë së Islandës, përmes Autoritetit Islandez të Transportit (ICETRA)”, thuhet në njoftim.

Ky bashkëpunim synon të mundësojë hapjen e rrugëve të reja komerciale ajrore në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën.

Sipas KFOR-it, marrëveshja bazohet në bashkëpunimin e gjatë ndërmjet misionit dhe Islandës dhe kontribuon në përpjekjet për përdorim të sigurt dhe efikas të hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.