KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Gashi uron 8 Shtatorin: Shteti ndërtohet çdo ditë, me institucione funksionale dhe barazi për të gjithë

Gashi uron 8 Shtatorin: Shteti ndërtohet çdo ditë, me institucione funksionale dhe barazi për të gjithë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në urimin e tij me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, tha se 35 vjet shtetësi janë një periudhë e mjaftueshme për të kuptuar se shtetësia nuk arrihet vetëm përmes një akti politik, referendumit apo shpalljes së pavarësisë.

“Shteti është diçka që ndërtohet çdo ditë – me institucione funksionale, me të drejtë të barabartë për të gjithë, me përgjegjësi, punë, arsim, zhvillim ekonomik dhe, mbi të gjitha, me njerëz që besojnë se e ardhmja e tyre personale është e lidhur me të ardhmen e përbashkët të shtetit”, tha Gashi.

Ai theksoi se diversiteti etnik, gjuhësor, fetar dhe kulturor i vendit duhet të shihet si forcë e përbashkët dhe jo si burim ndarjesh.

Sipas tij, institucionet duhet t’u shërbejnë qytetarëve, ligjet të zbatohen në mënyrë të barabartë dhe korrupsioni të mos tolerohet.
Gashi theksoi gjithashtu se perspektiva evropiane duhet të mbetet një qëllim i përbashkët, duke uruar qytetarët për 35-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.