Dy hajdutë po kërkohen nga policia në Francën jugore pasi ata hynë me forcë në një muze kushtuar piktorit francez impresionist Auguste Renoir.
Si rezultat, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata kanë vjedhur “katër vepra arti” dhe kanë lënë njërën ndërsa iknin.
Sipas kryetarit të bashkisë së Cagnes-sur-Mer, Bryan Masson, dyshja u “zbulua falë kamerave të mbikëqyrjes me video të qytetit… duke braktisur një nga pikturat e vjedhura ndërsa iknin”.
Mendohet se sasia e sendeve të vjedhura vlen rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/