KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas vendimit të gjykatës, Gjesti thyen heshtjen përmes një reagimi në Instagram

Pas vendimit të gjykatës, Gjesti thyen heshtjen përmes një reagimi në Instagram

Këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka reaguar pas vendimit të sotëm të gjykatës, e cila e dënoi me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë.

Vendimi u mor pasi Kelmendi kishte arritur një marrëveshje me Prokurorinë për pranimin e fajësisë.

Pas vendimit, Gjesti ka reaguar përmes një postimi në “InstaStory”, ku ka falënderuar Gjykatën, Prokurorinë e Kosovës, si dhe avokatët e tij.

Përmes këtij postimi, këngëtari nuk ka harruar të falënderojë as fansat e tij për përkrahjen dhe dashurinë.

Foto: Gjesti / Instagram

“Dua të shpreh falënderimin tim të sinqertë për Gjykatën, Prokurorinë e Kosovës, si dhe për avokatët e mi, Artan Qerkini dhe Burim Azemi, për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë procesit”, ka shkruar Gjesti.

“Respekt e mirënjohje për punën, angazhimin dhe trajtimin korrekt që ma keni ofruar. Për mua ka qenë shumë me rëndësi të kem përballë njerëz që e kryejnë punën e tyre me përgjegjësi e profesionalizëm, si dhe të kem përkrahjen dhe mbrojtjen profesionale të avokatëve të mi, të cilët gjatë gjithë procesit kanë treguar përkushtim, profesionalizëm dhe korrektësi”.

“Faleminderit prej zemrës për secilin që ka kontribuar në këtë process”.

“E mbi krejt, faleminderit juve, publikut tem, që m’keni përkrahë, m’keni dashtë edhe m’pranoni qashtu qysh jom”, përfundoi ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.