KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

QMK: 26 vatra zjarri në Maqedoni, 5 janë ende aktive

QMK: 26 vatra zjarri në Maqedoni, 5 janë ende aktive

Deri në orën 18:00 të 7 shtatorit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, 5 zjarre janë ende aktive, 6 janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar.

“Zjarre aktive janë regjistruar në komunat Çuçer-Sandevë, Strugë, Makedonski Brod, Mogillë dhe Krushevë. Ekipet në terren po vazhdojnë aktivitetet për përballimin dhe lokalizimin e tyre”.

“Ndërkohë, nën kontroll janë zjarret në komunat Kërçovë, Saraj, Dellçevë, Bërvenicë, Novosellë dhe Staro Nagoriçan”.

“Sipas të dhënave, zjarre të shuara janë regjistruar në komunat Gjorçe Petrov, Bosillovë, Kërçovë, Resnjë, Bërvenicë, Tetovë, Gostivar, Vrapçisht, Strumicë, Likovë, Kumanovë dhe Shuto Orizare”, thonë nga QMK.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.