KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Siljanovska-Davkova: Demokracia nuk është një akt i njëhershëm, por një proces i gjatë që kërkon pjekuri institucionale

Siljanovska-Davkova: Demokracia nuk është një akt i njëhershëm, por një proces i gjatë që kërkon pjekuri institucionale

“Çfarë shteti krijojmë, një shtet të tillë do të kemi”, këtë mesazh nga KAÇKM-ja e theksoi presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova në panel diskutimin e sotëm “8 shtatori përmes prizmit të pjesëmarrësve dhe dëshmitarëve të tij të drejtpërdrejtë”, kushtuar rrugës drejt pavarësisë dhe viteve të para të krijimit të shtetit modern të Maqedonisë së Veriut.

Siljanovska-Davkovës theksoi se krijimi i një shteti nuk mbaron me mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe formimin e institucioneve.

Shtetësia e vërtetë, siç theksoi ajo, ndërtohet me kalimin e viteve përmes krijimit të institucioneve funksionale dhe të përgjegjshme, mbrojtjes së vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe respektimit të standardeve më të larta të së drejtës vendase dhe ndërkombëtare.

Ajo gjithashtu kujtoi rolin e udhëheqësve politikë nga fillimi i viteve 1990, duke veçuar Kiro Gligorovin, Stojan Andovin, Nikolla Klushevin, Petar Goshevin dhe Abdurahman Alitin si individë që, sipas saj, me moderim, njohuri dhe aftësi shtetërore arritën të drejtonin procesin e pavarësisë në rrethana jashtëzakonisht komplekse.

“Mund të skicosh një kushtetutë në gjashtë ditë, mund të përvijosh një ekonomi liberale në gjashtë muaj, por të duhen gjashtëdhjetë vjet për të ndërtuar një demokraci funksionale”, shtoi Presidentja, duke theksuar se demokracia nuk është një akt i njëhershëm, por një proces i gjatë që kërkon pjekuri institucionale dhe angazhim të vazhdueshëm./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.