Ish-anësori i Real Madridit dhe Liverpoolit, Steve McManaman, ka bërë një deklaratë të bujshme për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke e vlerësuar atë edhe më lart se Lionel Messi dhe Michael Owen në të njëjtën moshë.
McManaman beson se Yamal tashmë është shndërruar në një yll global, ndërsa potenciali i tij për zhvillim është ende shumë i madh.
Megjithatë, ish-futbollisti anglez ka theksuar edhe rëndësinë e menaxhimit të minutave të adoleshentit për ta mbrojtur nga lëndimet.
“Besoj se është më i miri që kemi parë ndonjëherë. Si lojtar 16- apo 17-vjeçar, ai është adoleshenti më i mirë që kemi parë ndonjëherë”.
Ish-anësori e krahasoi Yamal me Messin kur argjentinasi ishte 17 ose 18 vjeç, si dhe me Owenin në moshën 17-vjeçare.
“Unë mendoj se Lamine është edhe më i mirë se ata (Messi dhe Owen)”, përfundoi ai.
Yamal ndërkohë dhuroi spektakël në fitoren e thellë të Barcelonës 5-0 si mysafir i Valencias, ku realizoi dy gola./Telegrafi/