KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Tragjedi gjatë festës në Meksikë, të paktën 10 persona humbin jetën pas shpërthimit

Tragjedi gjatë festës në Meksikë, të paktën 10 persona humbin jetën pas shpërthimit

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të materialeve piroteknike gjatë një feste në një qytet të Meksikës, njoftuan autoritetet.

Shpërthimi ndodhi pranë kishës Nuestra Señora de la Luz, në Temascalcingo, një komunë në Meksikën qendrore me rreth 66 mijë banorë.

Qindra persona ishin mbledhur për të ndjekur një spektakël fishekzjarrësh, pjesë e disa festimeve fetare, kur ndodhi shpërthimi.

Si pasojë e fuqisë së shpërthimit, një mur u shemb, duke shkaktuar viktima dhe të lënduar.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar. Prokuroria e Meksikës ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.