KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Këngëtari amerikan bie keq në mes të një koncerti në Melbourne, mirëpo vendosi ta merr me shaka më pas

Këngëtari amerikan bie keq në mes të një koncerti në Melbourne, mirëpo vendosi ta merr me shaka më pas

Këngëtari amerikan Alex Warren u rrëzua keq gjatë një koncerti në Melbourne, pasi kërceu mbi një gardh në audiencë.

Më vonë ai e ndau videon e rënies në rrjetet sociale dhe bëri shaka edhe vetë për këtë.

Warren po performonte në Rod Laver Arena të premten në mbrëmje, si pjesë e turneut të tij botëror “Finding Family on the Road”.

Në një moment, ai hyri mes audiencës dhe më pas u përpoq të hidhej mbi një gardh dhe të kthehej në skenë. Ai arriti të ngrihej në këmbë, por më pas u pengua mbi pajisjet e prodhimit në korridor dhe u rrëzua, duke shkaktuar gulçime tek publiku.

@alexwarren they told me to break a leg before the show
♬ original sound – Alex Warren

I gjithë momenti u kap në kamera dhe muzikanti 25-vjeçar vendosi të bënte shaka për aksidentin. Ai e postoi videon në Instagram dhe shkroi: “Më thanë të thyeja një këmbë para shfaqjes”. Kjo është shprehja angleze “break a leg”, e cila në të vërtetë përdoret për t’u uruar interpretuesve fat të mbarë para një shfaqjeje.

Ndjekësit e tij vazhduan shakatë e tyre në komente. “Në rregull, po shtoj mbështjellësin me flluska në listën e kërkesave të veshjeve”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi, “Nuk mund të parkosh këtu”. Videoja ka marrë më shumë se një milion pëlqime.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.