Një aeroplan mallrash Boeing 767, që besohet të jetë në pronësi të Amazon, rrëshqiti nga pista gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë tym të dendur dhe raportet fillestare thonë se aeroplani kishte rrëshqitur në një rrugë jashtë zonës së aeroportit.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) konfirmoi se aeroplani rrëshqiti nga pista pasi u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit.
FAA shtoi se Boeing 767-300 po fluturonte nga San Juan, Porto Riko.
Në një regjistrim audio, dëgjohet kontrolli tokësor që informon kullën e kontrollit për incidentin.
“Me sa duket kemi një avion që ka dalë nga pista 30”, thuhet në mesazh.
I gjithë trafiku në Aeroportin e Miamit është pezulluar. FAA e njoftoi këtë informacion në një paralajmërim zyrtar.