KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Teta Shkurte ke vendos ‘me hy’ në zgjedhje?”, artistja Fejza i jep përgjigjen epike ndjekësit

“Teta Shkurte ke vendos ‘me hy’ në zgjedhje?”, artistja Fejza i jep përgjigjen epike ndjekësit

Artistja e njohur e muzikës shqipe, Shkurte Fejza, i është përgjigjur një komentuesi në Facebook, i cili ngriti aludimin se këngëtarja mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme si deputete.

Aludimi i ndjekësit erdhi pas një videoje të publikuar nga këngëtarja në rrjetet sociale, përmes së cilës ajo u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas publikimit të videos, një ndjekës ngriti aludimin nëse ky angazhim publik ishte një sinjal se ajo po mendon të përfshihet në garën politike.

“Teta Shkurte, po më doket që paske me u fut ne zgjedhje, si deputete”, i shkroi ndjekësi.

Foto: Shkurte Fejza / Instagram

Megjithatë, përgjigjja e këngëtares ishte e shkurtër dhe e prerë, duke mohuar çdo mundësi për një angazhim të saj të ardhshëm në politikë.

“Jo me tetën kurrë”, i është përgjigjur Fejza.

Me këtë reagim, artistja ka bërë të qartë se nuk e sheh veten pjesë të garës politike dhe se nuk ka në plan të kandidojë për deputete.

Ndryshe, Shkurte Fejza publikoi sot një video përmes së cilës ftoi qytetarët që të marrin pjesë në marshin e 12 shtatorit, i cili do të mbahet në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Marshi vjen në një kohë kur ish-krerët e UÇK-së po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa procesi ka hyrë në fazën përfundimtare dhe pritet vendimi i gjykatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.