KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Hajde nuse, reja jeme”, Bebe Rexha zgjedh këngën e Shyhrete Behlulit për postimin në Instagram nga festa e nuses së vëllait

“Hajde nuse, reja jeme”, Bebe Rexha zgjedh këngën e Shyhrete Behlulit për postimin në Instagram nga festa e nuses së vëllait

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit disa momente nga festa e organizuar për nusen e ardhshme të familjes së saj, Dorina Papraniku.

Këngëtarja ka marrë pjesë në festën para dasmës së kunatës së saj dhe përmes rrjeteve sociale ka publikuar një mori fotografish nga kjo mbrëmje festive.

Ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishte zgjedhja muzikore që Bebe Rexha i ka bërë postimit. Krahas fotografive, artistja ka vendosur një këngë në gjuhën shqipe, e cila dëgjohet shpesh në dasmat shqiptare.

Bëhet fjalë për këngën e njohur të Shyhrete Behlulit, “Hajde nuse reja jeme”, një prej këngëve që është kthyer në simbol të atmosferës së dasmave shqiptare.

Përveç muzikës, Bebe ka zgjedhur që postimit t’i bashkëngjisë edhe një mbishkrim në shqip, duke treguar edhe një herë lidhjen e saj me traditat dhe kulturën shqiptare.

Foto: Bebe Rexha / Instagram

“Zemra mal. Festa para dasmës për nusen tonë të mrekullueshme”, ka shkruar ajo krahas fotografive.

Ndryshe, Dorina Papraniku është partnerja e Florent Rexhës, vëllait të artistes shqiptare me famë botërore.

Foto: Bebe Rexha / Instagram

Festa duket se ka qenë një moment i veçantë për familjen, ndërsa Bebe Rexha ka zgjedhur ta ndajë këtë gëzim edhe me miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Foto: Bebe Rexha / Instagram

Foto: Bebe Rexha / Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.