KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSH: Nuk e shohim veten pjesë të Qeverisë, nuk bëhemi pjesë e tregtisë me të drejtat e shqiptarëve

LSH: Nuk e shohim veten pjesë të Qeverisë, nuk bëhemi pjesë e tregtisë me të drejtat e shqiptarëve

Zijadin Sela ka komentuar deklaratën e Bilall Kasamit i cili tha Sela mund të bëhet pjesë e qeverisë, por jo edhe pjesë e koalicionit VLEN.

Kasami theksoi se bisedimet për zgjerimin e kabinetit qeveritar janë të hapura për të gjithë ata që pranojnë programin e tij.

“Nuk besoj që ka bisedime në drejtim të përfshirjes në VLEN, por që ka biseda në drejtim të përfshirjes në qeveri, ka biseda. Pra, qeveria mund të zgjerohet, por për momentin zotëri Sela, nuk jemi në bisedime me zotëri Selën për të qenë pjesë e VLEN-it. Për pjesë të qeverisë bisedojmë me të gjithë ata të cilët pranojnë programin e qeverisë dhe janë të gatshëm që të jenë pjesë e saj”, tha Kasami.

Në një përgjigje për TV21, nga Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës, deklarojnë se nuk e shohin veten në një pushtet që sipas tyre tregton me të drejtat e shqiptarëve.

“Lidhja Shqiptare nuk e sheh veten pjesë të një konglomerati mbetjesh të llojllojshme që tregtojnë të drejtat e shqiptarëve në shkëmbim të pushtetit”, thonë nga Lidhja Shqiptare.

Diskutimet për një afrim të mundshëm të Selës me pushtetin u nxitën pas takimit të tij javë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.