KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mo Salah zbulon arsyen që e bindi për transferimin te Trabzonspor

Mo Salah zbulon arsyen që e bindi për transferimin te Trabzonspor

Mohamed Salah ka folur për vendimin emocional për t’i dhënë fund aventurës së tij në Liverpool pas nëntë vitesh në “Anfield”, duke treguar edhe arsyen që e bindi të transferohej në Turqi te Trabzonspor.

“Vij nga një vend në Liverpool ku njerëzit më duan. Ata gjithmonë më kanë treguar dashuri dhe respekt. Kam qenë atje për nëntë vjet”, u shpreh Salah.

Ylli egjiptian zbuloi se ambiciet e presidentit të Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, dhe projekti që ai synon të ndërtojë te klubi turk, luajtën një rol vendimtar në zgjedhjen e tij.

“Mendoj se ambicia e presidentit të klubit dhe ajo që ai po përpiqet të ndërtojë me klubin ishte ajo që më bindi”, shtoi 34-vjeçari.

Salah u largua nga Liverpooli si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit, me 257 gola të realizuar gjatë qëndrimit të tij në “Anfield”.

Sulmuesi egjiptian ka nisur në mënyrë mbresëlënëse aventurën e re në Superligën turke, duke shënuar tre gola në tri ndeshjet e para me fanellën e Trabzonsporit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.