KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksidenti në Loxhë të Pejës, vdes personi i cili po trajtohej jashtë Kosovës

Aksidenti në Loxhë të Pejës, vdes personi i cili po trajtohej jashtë Kosovës

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku të ndodhur më 18 gusht në Loxhë të Pejës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 07:29, në mes të dy automjeteve, të cilat drejtoheshin nga persona të gjinisë mashkullore.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit kishin pësuar lëndime trupore. Njëri prej të lënduarve ishte dërguar jashtë Kosovës për trajtim mjekësor, por, për shkak të plagëve të rënda, më 4 shtator ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë, pas pranimit nga autoritetet e shtetit ku kishte marrë trajtim, do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.