KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dalin pamjet e plota të sherrit mes Edit dhe Jozit, ky i fundit i kërkon llogari dhe e detyron të kërkojë falje

Dalin pamjet e plota të sherrit mes Edit dhe Jozit, ky i fundit i kërkon llogari dhe e detyron të kërkojë falje

Pamjet e plota të përleshjes mes Jozit dhe Edit po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke treguar ngjarjen që nga momentet e para, kur personat ndodhen ende brenda në makinë.

Videoja, e cila zgjat rreth 2 minuta e 50 sekonda, nis me Jozin duke u kërkuar personave që të bëjnë video.

Më pas, Edi shihet duke u ndaluar teksa lëvizte me makinë, ndërsa Jozi dhe persona të tjerë i dalin përpara. Në pamje bie në sy edhe një tabelë STOP e policisë, e mbajtur nga një person pranë Jozit.

Situata përshkallëzohet më pas në një përballje direkte. Jozi dëgjohet duke i kërkuar llogari Edit për deklaratat dhe fyerjet që ky i fundit kishte bërë më herët ndaj tij në rrjetet sociale.

Në vijim, në video shihet Jozi duke e goditur Edit me shuplakë.

Pamjet tregojnë gjithashtu se Jozi e detyron Edit të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje, gjë që Edi e bën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.