Nicole Kidman bëri një paraqitje të papritur në Sydney, duke surprizuar fansat gjatë një shfaqjeje speciale të “Practical Magic 2” në HOYTS Cinemas Entertainment Quarter.
Aktorja 59-vjeçare u prit me brohoritje dhe duartrokitje, ndërsa u tha të pranishmëve me humor: “Nuk mund t’ju lejoja të pini margarita pa mua”.
Kidman tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen e saj elegante. Ajo kishte zgjedhur një fustan ngjyrë fildishi, me lule sateni, dantellë, qëndisje delikate me trëndafila të kuq dhe detaje të drapuara, të cilin e kombinoi me këpucë të kuqe të ndezura.
“Është vërtet e mrekullueshme 28 vjet më vonë, si gra, të jemi ende këtu. Pra, faleminderit për dekada e dekada mbështetjeje. Ju dua”, u shpreh aktorja para publikut.
Ajo tregoi se kishte udhëtuar drejt Australisë posaçërisht për të surprizuar fansat, pasi vetëm pak ditë më parë kishte marrë pjesë në premierën e filmit në Los Angeles.
Në fund të mbrëmjes, Kidman udhëhoqi audiencën edhe në një dolli me margaritë, para se t’i uronte fansave gjithë të mirat dhe të largohej. /Telegrafi/