KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Drita dhe Drenica nisën ndeshjen me mesazh mbështetjeje për krerët e UÇK-së në Hagë

Drita dhe Drenica nisën ndeshjen me mesazh mbështetjeje për krerët e UÇK-së në Hagë

Ndeshja mes Dritës dhe Drenicës në Superligën e Kosovës ka nisur me një mesazh solidarizimi dhe mbështetjeje për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Para fillimit të ndeshjes, futbollistët dolën në fushë me pankarta ku shkruhej” “Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër” dhe “Kosova ju pret!”.

Në pankarta u shfaqën edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke përcjellë mesazh mbështetjeje për ta dhe për luftën çlirimtare të UÇK-së.

Ky solidarizim vjen vetëm pak ditë para Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Kosova po pret! UÇK!

Ndeshja mes Dritës dhe Drenicës u mbyll pa gola dhe i takonte javës së katërtë të Superligës së Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.