Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    I shtohet konkurrenca Edon Zhegrovës? Federico Chiesa i hapur për rikthimin te Juventusi

    January 3, 2026

    Hoti pas zgjedhjeve: Rezultati nuk e pasqyron potencialin e LDK-së, koha për unitet dhe ringritje

    January 3, 2026

    Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës po e drejtojnë vendin tuaj, jo ju

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • I shtohet konkurrenca Edon Zhegrovës? Federico Chiesa i hapur për rikthimin te Juventusi
    • Hoti pas zgjedhjeve: Rezultati nuk e pasqyron potencialin e LDK-së, koha për unitet dhe ringritje
    • Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës po e drejtojnë vendin tuaj, jo ju
    • Kylie Jenner shfaqet në bikini pranë pishinës, gjatë festave të Vitit të Ri
    • Cakolli tregon sa mandate mund t’i ndryshojnë votat me postë
    • “E kryer”, Liverpooli e mposht Interin në nënshkrimin e talentit qendërmbrojtës
    • Kërcënoi me mjet të mprehtë kryetarin e Komunës së Zhelinës, privohet nga liria 34 vjeçari
    • LVV kalon pragun e 50 për qind pas përfshirjes së votave nga diaspora
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Serbia vazhdon pengesat në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

    Serbia vazhdon pengesat në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

    korrektpressBy korrektpressDecember 27, 2025 Andin hoti 3 Mins Read
    Serbia vazhdon pengesat në zbardhjen e fatit të të pagjeturve
    Serbia vazhdon pengesat në zbardhjen e fatit të të pagjeturve
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Serbia po angazhohet për ta ndryshuar marrëveshjen për të pagjeturit dhe nuk është përgjigjur thirrjes së Bashkimit Evropian për takime të përbashkëta me Kosovës.

    Kështu kanë thënë anëtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të cilët theksuar se nuk do të pranojnë ndryshimin e marrëveshjes së arritur, raporton kp.

    Kryetari i këtij komisioni Andin Hoti tha se vazhdojnë të kenë sfida sepse Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë për dhënien e informacioneve kredibile dhe dhënien e arkivave. Ai tha se Serbia ka refuzuar për tri herë radhazi të marrë pjesë në komisonin e përbashkët dhe Bashkimit Evropian, me arsyetimin se nuk pajtohen me disa pika të marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Njëra prej pikave shkruan se udhëheqësi i këtej komisioni të përbashkët obligohet të njoftojë 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për mos punën apo mosbashkëpunimin apo mos dakordimin, apo mos dhënien e informacioneve të njërës apo tjetrës palë që në këtë rast Serbia po tenton ta largojë këtë pikë nga termat e referencës sepse ajo po tenton t’i ikë përgjegjësisë që e ka për këtë çështje. Ne natyrisht që nuk do të pajtohemi dhe nuk do të ndodh një gjë e tillë. Ne do të vazhdojmë presionin tonë të vazhdueshëm bashkë me miqtë tanë ndërkombëtarë, qoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qoftë Bashkimin Evropian, qoftë Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka qenë me ne gjatë këtyre viteve, që Serbia të pranojë patjetër hapjen e arkivave të klasifikuara kryesisht, në të cilat ne pretendojmë që përmban të dhëna për fatin e mbi 1571 personave që ne vazhdojmë me i pasur të zhdukur sot“, tha ai.

    Sipas tij, brenda këtij viti kanë arritur t’i përfundojnë 32 lokacione në Kosovë.

    “Kur flasim për dokumente që ne i kemi pranuar nga Tribuni i Hagës, janë konfidente nga Komiteti i Kryqit të Kuq, të cilat neve si komision nuk na lejohet t’i shpërndajmë as t’i përdorim për zbardhjen e krimeve, na lejohet në mënyrë të kufizuar vetëm për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Çdo lloj informacioni që e marrim nga ato 150 gigabajt për ne do të shërbej vetëm për zbardhje e fatit të personave të zhdukur”, tha ai.

    Viktor Haliti nga Instituti për Mjekësi Ligjore foli për angazhimin që e kishin ata në kërkimin e lokacioneve të parapara në Kosovë.

    Ndërkaq, Kushtrim Gara nga komisioni tha se mbetet prioritare dhe imediate për t’u rikthyer në lokacione të tjera në territorin e Serbisë, lokacione tanimë të shënuara, apo për të vazhduar gërmime në lokacione që janë trajtuar gjatë këtyre viteve.

    Sipas tij, janë varre masive të konfirmuara qysh në vitet e para të pasluftës.

    “Për ne me prioritet të veçantë mbetet kërkesa për t’u rikthyer në varrin masiv në Batajnicë, afër Beogradit, meqë sipas analizave, informative, kemi kolauduar se në këtë lokacion vazhdojnë të jenë kufomat e të paktën 58 viktimave gjatë luftës në Kosovë…Të dhënat që po i shqyrtojmë prapë na kthejnë në ato territore por fatkeqësisht edhe gjatë vitit 2025 nuk është që kemi pas ndonjë datë se kur mund të rikthehemi në këto lokacione apo të vazhdojnë gërmimet në lokacione tjera të Serbisë”, tha Gara.

    Ai shtoi se shumë shpejt do të kthehen në Rahovec për të vazhduar gërmimet, pasi ata dyshojnë se në gërmimet që kanë bërë, mund të ketë deri në tetë persona.

    Ata kanë paraqitur edhe një hartë ku thanë se të gjitha institucionet e angazhuara, kanë realizuar mbi 2500 gërmime në territorin e Kosovës.

    TË TJERA

    Aktakuzë për krime lufte ndaj B.T, si gardianë i burgut kishte rrahur të burgosurit shqiptarë dhe i kishte lënë pa ushqim me ditë të tëra

    Aktakuzë për krime lufte ndaj S.A, dyshohet për vrasjen e 13 civilëve në komunën e Gjilanit

    Aktakuzë për krime lufte ndaj S.A., me propozim për gjykim në mungesë

    Slagjan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

    LEXO GJITHASHTU

    I shtohet konkurrenca Edon Zhegrovës? Federico Chiesa i hapur për rikthimin te Juventusi

    January 3, 2026

    Hoti pas zgjedhjeve: Rezultati nuk e pasqyron potencialin e LDK-së, koha për unitet dhe ringritje

    January 3, 2026

    Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës po e drejtojnë vendin tuaj, jo ju

    January 3, 2026

    Kylie Jenner shfaqet në bikini pranë pishinës, gjatë festave të Vitit të Ri

    January 3, 2026
    TË TJERA

    Cakolli tregon sa mandate mund t’i ndryshojnë votat me postë

    January 3, 2026

    “E kryer”, Liverpooli e mposht Interin në nënshkrimin e talentit qendërmbrojtës

    January 3, 2026

    Kërcënoi me mjet të mprehtë kryetarin e Komunës së Zhelinës, privohet nga liria 34 vjeçari

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.