KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrufeja godet kopenë e blegtorit nga Çashka, ngordhin dhjetëra dele

Rrufeja godet kopenë e blegtorit nga Çashka, ngordhin dhjetëra dele

Bariu nga Komuna e Çashkës, Tasim Useinov, të mërkurën përjetoi një tragjedi të vërtetë pasi nga goditja e rrufesë ngordhën dhjetëra dele nga kopeja e tij, informon agrotim.mk.

Ngjarja ka ndodhur më 2 shtator, gjatë stuhisë që pasditen e asaj dite përfshiu disa pjesë të rajonit të Velesit. Sipas informacioneve nga policia, rrufeja ka goditur kopenë rreth 500 metra nën majën “Solunska Gllava”.

“Më 2 shtator, në SPB Veles është raportuar se rreth orës 19:30, në malin Jakupicë, rreth 500 metra nën majën Solunska Glava, nga goditja e rrufesë kanë ngordhur 95 dele, në pronësi të T.U. (37) nga fshati Jabollçishtë e Epërme, Komuna e Çashkës”, deklaroi zëdhënësja e SPB Veles, Ana Milevska-Gjeorgieva.

Në pjesën ku ka goditur rrufeja nuk ndodhej bariu dhe as pjesa më e madhe e kopesë, e cila numëronte rreth 1.200 dele.
Nga Lidhja e Kultivuesve të Deleve, ku Useinov është drejtuar për ndihmë, informuan për rastin dhe shpresojnë se institucionet do të gjejnë mënyrë për ta ndihmuar bariun që ta përballojë këtë situatë dhe të vazhdojë të merret me blegtori.

Sipas tyre, për rastin është njoftuar edhe Ministria e Bujqësisë, nga ku e kanë informuar se do të shqyrtohet çdo mundësi për t’i ofruar ndihmë Useinovit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.