KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”, Jozi flet pas shoqërimit në polici për dhunimin e Edi Kuçit

“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”, Jozi flet pas shoqërimit në polici për dhunimin e Edi Kuçit

Këngëtari, Jozefin Marku është shoqëruar sot në polici, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me shoqërimin e tij. Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, fillimisht policia ka ushtruar kontroll në banesën e Jozefin Markut në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur aty.

Më pas, sipas të njëjtave informacione, policia ka kryer 10 kontrolle në banesat e miqve të tij.

Këngëtari është gjetur në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit, në Fushë-Krujë.

Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, Marku ka mohuar se po i fshihej policisë.

“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, është shprehur këngëtari.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim 5 persona, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.