KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Deçan, ora e lirisë për çlirimtarët

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Deçan, ora e lirisë për çlirimtarët

Edhe në Deçan, në bashkëpunim me Komunën, ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktivitet morën pjesë Eliza Hoxha nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.

Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Deçan u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”.

Nga Deçani u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aktivitetet e “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.